Një episod kurioz ka ndodhur para ndeshjes së kampionatit irlandez mes Bohemian dhe St Patrick’s Athletic. Arbitri i ndeshjes është sulmuar në mënyrë të pavullnetshme nga një minibus me telekomandë, që duhej ta çonte topin në mesin e fushës.
Në fakt ishte parashikuar që arbitri i ndeshjes ta merrte sferën nga një mini skenë e pozicionuar në daljen nga dhomat e zhveshjes, për ta pozicionuar më pas mbi autobus. Por diçka nuk ka shkuar si duhet.
Në fakt, pasi e ka marrë topin në dorë, arbitri ka harruar ta vërë brenda mjetit që, si i zemëruar për harresën e gjyqtarit, e ka sulmuar atë duke e goditur në këmbë.
Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka shkaktuar shumë reagime nga tifozët: “Kushedi nëse arbitri e ka ndëshkuar me karton të verdhë?”, ka pyetur një tifoz. “Thonë se arbitrat janë preken shpejt, por minibusët janë akoma më keq”./telesport/