Pavarësisht se për momentin e gjithë Bota është e përqendruar te lufta ndaj Coronavirusit, ka edhe ekipe qe mendojnë në lidhje me futbollin dhe merkaton, si për shembull Reali i Madridit.

Sipas asaj që shkruan “Mirror”, drejtuesit nga Madridi po përgatisin një ofertë të majme për të bindur Liverpoolin që të heq dorë nga shërbimet e Sadio Mane.

Real ka gati 160 milionë euro për të marrë senegalezin në “Santiago Bernabeu”.

Mane ka edhe 3 vite të tjera kontratë me Liverpool dhe kjo është arsyeja krysore e ofertës marramendëse që kanë përgatitur “Los Blancos”.

Zidane e pëlqen shumë sulmuesin 27-vjeçar dhe tashmë pritet që të ketë zhvillime të shumta në merkaton e verës.