Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE ÇUDITSHME/ Edi MARTINI nuk del në konferencë, trajneri i TEUTËS s’flet...

E ÇUDITSHME/ Edi MARTINI nuk del në konferencë, trajneri i TEUTËS s’flet dot para VLLAZNISË

Edi Martini nuk ka dalë ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp. Trajneri shkodran ka befasuar të gjithë gazetarët duke nxjerrë para tyre ndihmësin e tij.

Nga ana e klubit durrsak nuk bëhet me dije arsyeja. Ndërkohë, gazetarët e Supersport tregojnë se ka qenë pikërisht kundërshtari, Vllaznia, që ka stepur shkodranin të flasë para kësaj ndeshje.

Edhe pse drejton “Djemtë e Detit”, lidhja e tij me skuadra veriore është e madhe.

E kësisoj sipas gazetarit Elvi Luzi, Martini ka preferuar të mos flasë vetë për ndeshjen e nesërme që do të luhet nesër në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:45.

Duket e çuditshme, por nëse është e vërtetë, sigurisht që do të tregonte mos-profesionalizëm nga ana e Edi Martinit./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments