Megjithëse ishte i pafuqishëm të shpëtonte Verder Bremenin nga shkatërrimi 6-1 nga Bajern Mynih, goli spektakolar i Milot Rashicës është ngritur në qiell nga media serbe “Telegraf.rs”.
Në artikullin e tij, kjo media shkruan se goli i futbollistit të përfaqësueses së Kosovës ngjan me “perlat” e shënuar nga perlat e futbollit botëror.
Duke e përshkruar me detaje aksionin dhe ekzekutimin e topit, “Telegraf.rs” lartëson paraqitjen dhe klasin e Rashicës, i cili konsiderohet një nga lojtarët më premtues të futbollit europian.
‘’Goli i Rashicës kishte stilin e mjeshtrave më të të mëdhenj të futbollit duke nxjerrë një kryevepër nga repertori i ekipit të Verderit.
Rashica bëri disa lëvizje perfekte përpara goditjes finale: fillimisht ai shtyn veten drejt parakalimit të lojtarit të fundit dhe depërton në zonën e rreptësisë së ekipit bavarez në 10 metra dhe lëshon një goditje të fuqishme brenda portës që mbrohej nga Nojer.
Portieri gjerman u kap në befasi nga sulmuesi i Verderit dhe goditja ishte shumë lart për t’u ndalur’’, shkruan “Telegraf.rs”.