Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka humbur ne ndeshjen e rradhes te Liges Unike, ate te luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit ndaj Tiranes me rezultatin 96-82.

Nje humbje disi e çuditshme kjo kur kemi parasysh se ne nje moment gjate periodes se dyte, ka qene Vllaznia e cila udhehiqte me 15 pike epersi ndaj bardhebluve, por nuk arriti dot ta ruante ate duke pesuar kesisoj edhe humbjen.

Ndeshja ka nisur ne menyren e duhur dhe 10 minutat e para te saj mbyllen me avantazhin 27-14 ne favor te Vllaznise. Edhe perioda e dyte nisi mire per te, por me kalimin e minutave shkodranet leshuan ne loje dhe gabimet ne mbrojtje i kushtojne shume. Ajo do te mbyllej 45-44 per Tiranen.

Ne te treten jane bardheblute qe e nisin me mire, por megjithate shkodranet rihyjne edhe njehere ne loje duke e kthyer rezultatin ne favorin e tyre por vetem per pak kohe. Vllaznia gabon serish ne lojen ne mbrojtje dhe nga kjo perfitojne vendasit.

Ata vijne duke e thelluar rezultatin derisa e gjithe ndeshja do te mbyllej me shifrat 96-82 ne favorin e tyre. Kjo ishte humbja e tete per Vllaznine ne Ligen Unike, nderkohe qe ka arritur vetem 2 fitore deri tani./SHKODRA-SPORT.COM/