Vedat Muriqi tashmë e ka një çmim. Mediat në Turqi raportojnë se Fenerbahce kërkon një shifër prej 40 milionë eurosh për kartonin e sulmuesit. Së fundmi ai është vëzhguar nga Leicester, që kërkon një lojtar që mund të luajë krah James Vardy.

Muriqi u pëlqen “Dhelprave”, por ka edhe klube të tjera që interesohen për të. Klubi turk nga ana tjetër kërkon të përfitojë nga shitja e sulmuesit kryesor të skuadrës. Shtatlarti ka realizuar 10 gola deri më tani dhe lakohet si opsion edhe për klube si Sevilla e Monaco.

Sulmuesi, veç paraqitjeve të mira me klubin e Fenerbahce, ka qenë lideri i Kosovës në kualifikueset e Euro 2020. Ai ka realizuar katër gola në gjashtë ndeshje, njërin prej tyre ndaj Anglisë në transfertë. /acbnews/