Fitorja e fundit ndaj Tiranes dhe vendi i dyte ne renditje, e kane rritur shume entuziasmin ne kampin shijakas. Tifozet e kesaj skuadre jane ne delir dhe po e mbeshtesin fuqismisht ate.

Te njejten gje pritet te bejne edhe ne sfiden e neserme ne Shkoder ndaj Vllaznise. Burime prane klubit te Erzenit bejne te ditur se numri i tifozeve shijakas qe do te mbeshtesin skuadren ne kete takim eshte rreth 300.

Ato do te jene ne menyre te organizuar dhe do udhetojne me autobuza drejt kryeqendres se Veriut, me shpresen qe Erzeni do ta munde per here te dyte Vllaznine ne kete kampionat.

Prania e nje numri kaq te madh tifozesh miq ne fakt ka kohe qe nuk ndodh ne Shkoder dhe kjo tregon me se miri per pasionin me te cilin ata po e mbeshtesin Erzenin ne kete rikthim ne Superlige dhe nje rikthim qe ne fakt ka qene ne lartesine e duhur.

Pasi ka mundur Tiranen, tashme kjo skuader do te tentoje te beje te njejten gje edhe me Vllaznine dhe ajo çka eshte me interesantja, drejtuesit e Erzenit vazhdojne te thote se objektivi i tyre madhor eshte qendrimi ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/