Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE FUNDIT/ Ditmar Bicaj largohet nga drejtimi i skuadrës të kategorisë së...

E FUNDIT/ Ditmar Bicaj largohet nga drejtimi i skuadrës të kategorisë së parë

Nuk ka zgjatur shumë eksperienca e Ditmar Bicajt në drejtimin e skuadrës së Lushnjes në Kategorinë e Parë. Trajneri i afruar pas startit të sezonit, për të zëvendësuar Erion Xhafën, tashmë ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin në fjalë, i cili në fundjavë pësoi humbjen e radhës në ndeshjen kundër Kastriotit.

Humbja në fjalë la Lushnjen në vendin e 10 në renditje me 16 pikë pas 17 javësh kampionat, duke afruar makthin e rënies për klubin me histori jo vetëm në këtë kategori, por edhe në Superiore.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e klubit, me kryebashkiaken Eriselda Sefa e cila ka konfirmuar zyrtarisht për mediar se Lushnja ka mbyllur kapitullin Bicaj dhe do të nisë kërkimin e një trajneri të ri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments