Mevlan Adili prej tre ditesh eshte futbollist i lire sepse nuk arriti akordin me drejtuesit e Vllaznise per te rinovuar me nje kontrate te re. Ai ka patur disa sinjale per te kaluar ne skuadra te tjera dhe duket se destinacioni i tij i ardhshem do te jete serish ne Shqiperi.

Edhe pse nuk ka asgjë konkrete, informacione jo zyrtare për “infOSport.mk”, bëjnë me dije se Adili mund të vijojë sërish karrierën në Superligën shqiptare, duke iu bashkuar kampionëve në Tiranës.

Duke pasur parasysh se drejtuesit e skuadrës nga kryeqendra shqiptare kishin tentuar ta transferonin atë edhe gjatë vitit 2020, kur ishte në konratë me Vllazninë, tashmë rrugët i kanë edhe më të hapura, pasi një ofertë e majme për lojtarin, mund ti mbushte mendjen shkupjanit që të bashkohet me Tiranën kampione.

Ne fakt vete Adili ne çdo prononcim te tij u pat shprehur se ne Shqiperi nuk do te luante me asnje skuader tjeter perveç Vllaznise, nje lajm i tille i mediave maqedonasve le vend per dyshime. Megjithate ne ditet e ardhshme do te vendoset çdo gje per kete çeshtje.