Vllaznia do të luajë nesër në orën 16:45 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, ndeshjen e rradhës për kampionat dhe padyshim që objektivi i saj është vetëm fitorja. Kështu, kushtëzuar edhe nga barazimi i Tiranës, apo edhe se luajnë me një rival direkt, kuqeblutë mund të kenë një arsye më shumë për të marrë tre pikët e për të kaluar Kukësin.

Ndërkohë, “Shkodra Sport” mëson se trajneri Brdariç, për këtë ndeshje ndaj Kukësit, do të bëjë sërish lëvizje në formacion, por edhe në skemën e lojës, kushtëzuar edhe nga mungesat që trajneri Brdariç ka, por edhe me idenë e qartë për ta fituar me çdo kusht këtë ndeshje ndaj Kukësit.

Megjithatë, situata e detyron trajnerin Brdariç që të bëjë sërish ndryshime në formacion dhe ekipi i Vllaznisë, do të ketë disa ndryshime në këtë ndeshje ndaj Kukësit.

Kështu, në portë pritet të aktivizohet Qarri, duke fituar kësaj rradhe “duelin” me Zogoviç. Në mbrojtje priten të rreshtohen Fangaj, Diagne, Bulatoviç dhe Hakaj.

Mesfusha pritet të ketë ndonjë ndryshim. Për të qenë në mbështetje të sulmit, Gjurgjeviç dhe Mustedanagiç “luftojnë” për një vend në formacion, për t’iu bashkuar Krymit dhe Heriç në mesfushë. Nga ana tjetër, përsëri Kruja dhe Latifi priten të jenë në krahë në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Aralica, raporton shkodrasport.com.

Siç duket, rikthimi te goli i sulmuesit Ante Aralica ka ngrohur së tepërmi trajnerin e Vllaznisë, Brdariç. Ky do të jetë formacioni që trajneri Brdariç, pritet të hedhë në fushë, gjithnjë nëse ai nuk ndryshon mendje në momentin e fundit.
Maringlen ZHIVANI