Tirana përgatitet për duelin e madh ndaj Vllaznisë dhe trajneri duket se ka zgjedhur formacionin e tij bazë për të sfiduar shkodranët, në ndeshjen që do të startojë në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tafas në portë do të mbrojë rrjetën, ndërsa mbrojtja e katërfishtë synon të neutralizojë ofensivën e Vllaznisë me Haxhiun e Vera në krahë dhe dyshen Dembele- Valerianos në qendër të këtij reparti.

Mesfusha me Soler, Lleshi dhe Zhunior ka detyrën të lidhë fazat dhe të krijojë hapësira për sulmuesit Tabeku, Falaje dhe Fernandez, që pritet të jenë më aktivët në kërkim të golit.

Në sfidat e mëparshme, ky formacion ka dhënë shenja të mira, por klasiket gjithmonë sjellin një tension shtesë dhe pritshmëritë janë të larta nga tifozët.