Procesi i privatizimit te Vllaznise u mendua se do te mbyllej shpejt dhe sezoni i ri do ta gjente klubin shkodran me pronar te ri, por ky proces zgjati me shume sesa duhet duke perfunduar ne “kalendat greke”.

Ankesa e biznesmenit Almiro Gurakuqi ne Komisionin e Prokurimit Publik per parregullsi te Bashkise Shkoder si pronarja e klubit ne procesin e privatizimit, u shoqerua me nje sterzgjatje te shqyrtimit te kesaj ankese.

Fillimisht u tha se problem ishte ndryshimi i anetareve te ketij Komisioni, e me pas numri i madh i çeshtjeve qe ai duhet te shqyrtonte. Megjithate duket se i ka ardhur rradha edhe ankeses per Vllaznine.

Burime prane KPP-se bejne te ditur se ankesa e biznesmenit Gurakuqi ka filluar te shqyrtohet dhe me shume te ngjare javen e ardhshme do te zbardhet dhe do te njoftohen palet e interesuara.

Gjithnje sipas ketyre burimeve, mesohet se KPP e ka quajtur te pabaze ankesen e biznesmenit Gurakuqi duke i dhene te drejte Bashkise Shkoder per proceduren e ndjekur. Megjithate keto jane thjesht zera sespe gjithçka do te mesohet nga vendimi i zbardhur i tij.

Nese ndodh vertete qe te jete keshtu, atehere procesi do te mbyllet shume shpejt ne favor te sponsorit aktual Alban Xhaferi i cili eshte i vetmi kandidat qe ka mbetur ne gare per te blere Vllaznine.

Megjithate, duhet pritur edhe pak dite. Java e ardhshme mendohet te jete vendimtare per kete çeshtje qe ka mbajtur te mberthyer edhe gjithe opinionin publik shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/