Mirlind Daku ishte ndër lojtarët më të përfolur të Kombëtares përgjatë verës, për të realizuar një transferim të bujshëm. Në fund 27-vjeçari përfundoi duke rinovuar për Rubin Kazanin deri në vitin 2029.
Zgjedhja ka rezultuar e duhura për sulmuesin e Kombëtares. Gjithsej ka shënuar 9 gola duke luajtur 16 ndeshje, teksa së fundmi gaboi nga penalltia të cilën e fitoi vetë.
Për Dakun janë kthyer sërish zërat e verës, që tregonin për interesimin e Fiorentinës. Klubi i njohur i Seria A nuk është i vetëm pas Dakut, pasi Spartaku i Moskës po ashtu do e priste krahëhapur.
Tashmë asgjë nuk është e lehtë. Për shkak të rinovimit të kontratës me Rubin Kazanin, shuma për të kryer transferimin duhet të jetë e konsiderueshme.