Tashmë është zyrtare! Liridon Latifi është futbollisti më i ri i skuadrës së Tiranës. Ka qenë vetë klubi bardheblu që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar me video Latifin, duke konfirmuar kështu lajmin e “Shkodra Sport”.
Liridon Latifi mbyll kontratën me Vllazninë. Tirana pas dere?
Latifi u largua nga Vllaznia pas dy sezoneve me kuqeblutë dhe ka qenë në diskutime me klube të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Në fund, ka qenë projekti i Tiranës që e ka bindur duke veshur kështu fanellën e ekipit më të titulluar në vend. Ai do t’i bashkohet ne kete menyre brazilianit Kaina i cili iu bashkua bardhebluve edhe ai pak dite me pare, por keta te dy nuk do te jene te vetmit.
Burime te gazetes bejne te ditur se ka edhe ish- futbolliste te tjere te Vllaznise qe jane “pikasur” nga Tirana dhe ne ditet ne vijim mund te kete ndonje konkretizim.