Ardijan Nuhiju nuk është më trajneri i KF Tirana. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu, me palët që i kanë dhënë fund bashkëpunimit në pasditen e sotme.
Sipas burimeve pranë klubit, gjatë ditës ka pasur një takim mes teknikut dhe drejtuesve, ku është vendosur ndërprerja e kontratës. “Divorci” konsiderohej i pashmangshëm, pas rezultateve të fundit dhe paraqitjeve që nuk arritën të bindnin.
Gazeta kontaktoi Nuhijun për një reagim, por deri në orët e pasdites nuk ka pasur një përgjigje nga ana e tij.
Ndërkohë, bardheblutë kanë lëvizur me shpejtësi për zëvendësuesin. Mësohet se është arritur marrëveshja me Orges Shehin, i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës. Në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi i ndryshimeve në pankinën e Tiranës.


