Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE FUNDIT/ Partizani tenton të marrë në janar...Kevin Dodaj

E FUNDIT/ Partizani tenton të marrë në janar…Kevin Dodaj

Merkato e janarit po afron dhe lëvizjet e klubeve shqiptare duket se do të jenë të pranishme. Kështu skuadrat e elitës së futbollit tonë duket se po punojnë në qetësi për forcimin e radhëve të tyre me elementë cilësorë dhe që mund t’i ndihmojnë në vijimësinë e edicionit.

E tillë duket edhe situata te Partizani, me të kuqtë që duket po studiojnë me detaje atë çfarë mund të ofrojë muaji janar. Kështu “Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive që “demat” kanë hapur bisedimet për afrimin e Kevin Dodajt në skuadër gjatë muajit janar. Burime pranë futbollistit konfirmojnë se emri i sulmuesit po lakohet shumë në ambientin e kuq dhe interesi është konkret për 20-vjeçarin.

Pavarësisht se gjithçka momentalisht është veç në kuadrin e bisedimeve dhe interesit, nuk përjashtohet një rikthim i pukjanit në kampionatin shqiptar. Ku prej disa ditësh diskutohet se futbollisti i CSKA Sofjes mund të huazohet në një skuadër tjetër gjatë merkatos dimërore. Dhe një opsion konkret duket se është edhe ekipi i Partizanit. Kujtojmë që Dodaj u transferua gjatë verës nga Vllaznia në Bullgari tek CSKA Sofia për shifrën e 450 mijë eurove.

Por, mungesa e aktivizimit në radhët e kryeqytetasve bullgar duket se shtyn sulmuesin të kërkojë një skuadër ku mund të ketë minuta në pjesën e dytë të sezonit. Pavarësisht se gara për të siguruar shërbimet e Dodaj do të ketë konkurrencë për Partizanin. Ku edhe disa skuadra të elitës së futbollit në Bullgari kanë shprehur interes për të marrë në gjirin e tyre futbollistin edhe të kombëtares U-21 të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments