Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE fundit / Pritet zyrtarizimi, futbollisti i kombëtares shqiptare nga Kroacia drejt...

E fundit / Pritet zyrtarizimi, futbollisti i kombëtares shqiptare nga Kroacia drejt Serisë B

Kampionati italian vazhdon të mbledhë lojtarë të përfaqësueses shqiptare të futbollit, duke bëre që atje të luajnë e aktivizohen me rregullsi një numër i madh lojtarësh që veshin fanellën kuqezi. Përveç emrave të zakonshëm në Serinë A, ka të tjerë edhe në Serinë B, të cilëve do t’u shtohet shumë shpejt një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për Hysën Memollën, mbrojtësin e majtë të përfaqësueses shqiptare i cili do të mbyllë në orët në vijim marrëveshjen që ka me Hajduk Splitin duke i dhënë fund makthit të vitit 2018 kur u degdis nga klubi për stërvitje me skuadrën e dytë.

Memolla ka gjetur akordin me klubin e Salernitanës dhe sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, zyrtarizimi është çështje orësh.

Për mbrojtësin shqiptar, i cili ka luajtur 3 ndeshje me fanellën kuqezi, kjo nuk është eksperienca e tij e par italiane, pasi ai ka luajtur më parë edhe me Martina Franka e Hellas Verona, para se të kalonte te Koper në Slloveni e së fundmi te Hajduk në Kroaci./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments