Shqipëria U21 do zbresë sot në fushë për përballjen me Andorrën. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do luajnë në “Elbasan Arena” në orën 19:00 për ndeshjet kualifikuese.

Një takim i rëndësishëm ky, ku kërkohet fitorja. Ndërsa “Shkodra Sport” mëson edhe formacionin që me siguri do luajnë të besuarit e Bushit. Kështu në portë pritet garidani i Kukësit, Angelos Tafas. Mbrojtja do ketë në përbërje emra si: Pëllumbi, Marku, Selmani dhe Goga.

Mesfusha do i besohet Çelhakes, Asllanit dhe Dobres e ndërsa në sulm treshja Muçi, Cara dhe Karrica. Këta pritet të jenë pjesë e 11tshes startuese, ku bie në sy mungesa e lojtarëve shkodranë.

Shqiperia U21 padiskutim qe do te kerkoje fitoren ne kete ndeshje e cila praktikisht konsiderohet e lehte por sipas trajnerit Bushi po vleresohet njelloj sikur te luhej ndaj Gjermanise.
Endri ÇINARI