Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE FUNDIT/ Skuadra ku luan mesfushori shkodran Ersi Zaganjori bëhet me trajner...

E FUNDIT/ Skuadra ku luan mesfushori shkodran Ersi Zaganjori bëhet me trajner të ri

Pas rezultateve jo të pritshme Lushnja i dha duart teknikut Ditmar Bicaj pak ditë më parë duke lënë vendin boshë në pankinë. Pas mbledhjes së këshillit bashkiak dhe mes emrave të përfolur është përcaktuar në krye të pankinës një emër i njohur si trajner në Kategorinë e Parë dhe të Dytë.

Bledi Kadiu trajneri i dal nga akademia e Dinamos ku drejtoi ekipin U21 të tyre në plotë 18 ndeshje. Pas performancës tek Dinamo U21, ai mer përsipër frenat e skuadrës së Luzi 2008 ku e drejtoi për plotë 10 ndeshje,ndërsa përsëri largohet nga drejtimi i skuadrës.

Pas disa kohësh pa ekip presidenti Albert Lusha i beson sërish drejtimin e skuadrës së Luzi 2008 deri para pak ditësh, ku në kampionat e drejtoi për katër ndeshje dhe më pas u largua pas një mori akuzash.

Tashmë Kadiu do të nisë një aventurë të re në drejtimin e pankinës së Lushnjës. Aty ku do të stërvisë dhe do të drejtojë mes të tjerëve edhe mesfushorin shkodran Ersi Zaganjori që është bërë pjesë e kësaj skuadre që prej fillimit të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments