Tre futbollistë të Vllaznisë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” pikërisht për paraqitjen e tyre të mirë në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Dinamos. Bëhet fjalë për portierin Leon Pohls, mbrojtësin Elmando Gjini dhe sulmuesin Bekim Balaj.
Ato janë përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave sipas skemës 1-3-4-3. Në mbrojtje krahas Gjinit rreshtohen edhe lojtarët David Atanaskoski (Partizani) dhe Bruno Lulaj (Elbasani).
Mesfusha përbëhet nga katërshja Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora).
Në repartin ofensiv përveç Balajt, spikatën këtë edhe futbollistët: Adeloye (Vora) dhe Tsague (Elbasani).
Trajneri i javës është përzgjedhur Oltion Kërrnaja i Partizanit, pas fitores 2-3 me përmbysje ndaj Teutës në “Niko Dovana” pasditen e së dielës.







