Pas dështimit me Klodian Gjinon, kryesuesit e Vllaznisë kanë gjetur mesfushorë në Malin e Zi. Bëhet fjalë për futbollistin Milosh Kaleziç, i cili së fundmi ishte pjesë e OFK Titograd në kampionatin malazez, ku numëron 17 paraqitje, dhe 1 gol të shënuar.
Mësohet se palët kanë arritur akordin, teksa prezantimi pritet të vijë ditën e nesërme. Lajmin e konfirmon për “Panorama Sport”, edhe drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati.
Gjatë karrierës së tij, 27-vjeçari është aktivizuar edhe me Buduçnost, Mogren, Grbalj, Samorin, Iskra, Sloboda Tuzla dhe Petrovaç. Me afrimin e Kaleziç mesfusha e shkodranëve duke e kompletuar.
Perpos Kaleziç, shkodranet pritet te zyrtarizojne edhe mesfushorin tongolez Vexhi i cili ndodhet prej disa ditesh ne stervitje me ta dhe mund te behet edhe ai zyrtarisht pjese e Vllaznise.