Vllaznia ka mberritur ne stadiumin e Rrogozhines dhe po behet gati per sfiden qe do te luaje ndaj Egnatias, sfide kjo qe do te nise ne oren 13.45.

Nderkohe stafi teknik i kuqebluve tashme ka percaktuar edhe 11-shen me te cilen do te luajne nga vendasve teksa do te kerkojne suksesin ndaj tyre.

Trajneri Brdariç ka bere nje levizje ne minutat e fundit teksa ka lene jashte Heriç dhe ne fushe nga minuta e pare do te jete Kruja.

Ne porte si gjithnje do te jete Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e formuar nga Gurishta e Hakaj qe do te luajne ne krahe e Adili me Diagne ne qender.

Ne mesfushe, do te jete Krymi, Jonuzi dhe Da Silva, ndersa ne treshen e sulmit perveç Krujes, do te jene edhe Latifi dhe Aralica. Vllaznia e ka detyre fitoren sot ndaj Egnatias, per te lene pas dy humbjet e fundit ndaj Kukesit dhe Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/