Pasditen e neserme do te luhet ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ndeshja e vlefshme per javen e 29-te te Abissnet Superiore ne mes ekipeve te Teutes dhe Vllaznise.

Per kete sfide, trajneri Elvis Plori do te kete mungesat e Bulatoviç, Diagne dhe Da Silva. Nisur nga keto mungesa, sigurisht qe atij i eshte dashur te beje disa “modifikime” ne formacion.

Tashme ne mendjen e numrit 1 te pankines shkodrane eshte e qarte edhe 11-shja qe do te hedhe ne fushe qe nga minuta e pare. Keshtu ne porte do te jete si gjithnje Bojan Zogoviç.

Reparti i mbrojtjes do te kete me shume ndryshime nga te tjeret. Ne te djathte kete here do jete Kruja, ndersa Gurishta do te spostohet ne qender ku do te formoje dyshen bashke me Adilin ndersa ne te majte do te luaje Hakaj.

Ne mesfushe nderkohe do te jene Krymi, Jonuzi ndersa para tyre do te luaje treshja Latifi, Djurdjevic dhe A.Hoxhaj ndersa ne maje te sulmit do te jete Aralica. Me kete formacion, Vllaznia do te kerkoje fitoren ndaj Teutes e cila do ta mbante ate ne garen per te zene nje vend qe do ta çonte ate ne Kupat e Europes edhe permes kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/