Dinamo-Tirana me shumë mundësi do të luhet me shumë pak tifozë. Sfida e fundit për javën e 17-të të Superligës është planifikuar te luhet në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 19:45.

Policia e Shtetit ka kërkuar që të gjithë personat që duan të hyjnë në stadium të jenë të pajisur me karta identiteti, ndërsa kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak tifo-grupeve të të dyja skuadrave.

Pas “Tirona Fantics” dhe “Capital Crew”, dy tifo-grupeve të Tiranës, tani ka ardhur edhe njoftimi nga tifo-grupi “Blue Boys” për të bojkotuar ndeshjen e sotme për shkak se policia kërkon kartat. Njoftimi është bërë nga vetë tifozët në rrjetet sociale që bëjnë me dije se nuk do të pranojnë kurrë të futen në stadiume ku kërkohet mjeti i identifikimit.

Postimi i Blue Boys:

Deklaratë

Nisur nga kërkesa e policisë për futjen në stadium me karta identiteti Blue Boys informojnë bojkotin e ndeshjes. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në stadiume ku na kërkohet mjeti i identifikimit.
BLUE BOYS