Agimi Ibraimi ka mbyllur aventurën e tij me Kukësin. Sulmuesi bëri një sezon fantastik në aspektin personal duke shënuar 17 gola e 6 asiste dhe ofertat në merkato nuk i kanë munguar.

Gjysma e Superligës, perfshi ketu edhe Vllaznine, por edhe Ballkani në Kosovë e kërkojnë me ngulm, por Ibraimi ka zgjedhur të largohet nga futbolli shqiptar dhe Europa.

“Supersport” bën me dije se sulmuesi ka marrë një ofertë të majme nga nga Katari. Është skuadra e Al Arabit që kërkon lojtarin duke i ofruar një kontratë për dy sezone me një vlerë prej 520 mijë dollarësh.

Ibraimi është bindur nga kjo ofertë dhe ditën e premte me shumë mundësi do të udhëtojë drejt Katarit për testet mjekësore e më pas për të firmosur kontratën.