E kishim paralajmeruar pak dite me pare ne “Shkodra Sport” dhe sot eshte pasqyruar edhe ne mediat maqedonase. Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj eshte prane largimit nga Shkendija e Tetoves.

Ajo e mbylli fazën e parë të kampionatit në vendin e 3-të me 34 pikë, 8 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Shkupi. Drejtuesit kuqezi së bashku me trajnerin Bruno Akrapoviç kanë nisur nga puna për largimet e para nga skuadra.

“Infosport” raporton se Armend Halimi, Kamer Qaka, Rubin Hebaj, Mevlan Murati dhe Dashmir Elezi janë futbollistët që mund të largohen gjatë merkatos së janarit.

Që të 5 lojtarët duket se nuk e kanë bindur shumë stafi teknik të ShkëndijëJ dhe ai nuk u ka dhene minutat e duhura e për këtë arsye do të lihen të lirë në janar.

Ne kete menyre, Rubin Hebaj mund të rikthehet sërish në Superligë. Lojtari është një okazion i mirë për klubet shqiptare që kërkojnë të përforcojnë repartin e sulmit dhe në ditët në vijim pritet të zbulohet më shumë rreth së ardhmes së tij.