Ne dy ndeshjet e fundit nuk ka luajtur me Vllaznine per shkak te nje demtimi qe ka pesuar dhe me shume mundesi do te mungoje edhe ne perballjen e neserme ndaj Partizanit. E kemi fjalen per mbrojtesin e kuqebluve Geralb Smajli.

Ka qene vete trajneri Qatip Osmani i cili ne konferencen e shtypit te pragndeshjes, i pyetur ne lidhje me kete lojtar dhe shanset qe neser te jete ne fushen e lojes, eshte pergjigjur:

“Lojtaret e tjere pavaresisht ndonje problemi qe mund te kene patur, jane rikuperuar dhe do te jene te gatshem per kete takim. Disi me ndryshe qendron puna me Smajlin i cili ende nuk eshte rikuperuar plotesisht. Ai do te jete me ne ne Tirane, por do te shohim nese do te luaje apo jo.

Gjithsesi do te jete stervitja e sotme qe do te na jape nje konkluzion perfundimtar te situates se tij, megjithate ne duhet t’i bejme planet edhe pa te”. Ne keto rrethana, nese ai nuk luan, kuptohet qe ne krahun e djathte te mbrojtjes do te jete serish si ne dy ndeshjet e fundit, futbollisti Eslit Sala./www.shkodrasport.com/