Pas lajme qe kane qarkulluar ditet e fundit, vjen edhe zyrtarizimi nga ana e vete klubit shkodran. Serjan Repaj nuk do te jete me pjese e Vllaznise. Mbrojtesi shkodran vetem pas 6 muajsh me fanellen kuqeblu ne kete rrugetim te tij te dyte, do te shohee opsione te tjera per vazhdimin e karrieres.

Ka qene vete klubi Vllaznia qe e ka postuar mbylljen e bashkepunimit me kete lojtar pak minuta me pare kur ne faqen e tij zyrtare shkruan:

KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Serjan Repaj. E falenderojmë atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshmee. Faleminderit Serjan Repaj!

Vllaznia ka marre disa mbrojtes dhe me shume siguri pret edhe ndonje tjeter dhe kjo ka bere qe te mos e vazhdoje me kontraten me futbollistin 24 vjeçar shkodran qe ne janar erdhi nga Apolonia.