HomeKRYESOREE konfirmon vetë trajneri gjerman: Jam në bisedime me Bayernin, por po...

E konfirmon vetë trajneri gjerman: Jam në bisedime me Bayernin, por po pres…

Ralf Rangnick është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Bayern Munich për të zëvendësuar në pankinë, Thomas Tuchel. Në lidhje me interesimin e Bayern, ka folur vetë 65 vjeçari që momentalisht drejton përfaqësuesen e Austrisë.

“Bayerni më ka kontaktuar dhe unë kam informuar Federatën e Futbollit të Austrisë mbi këtë. Fokusi im është të përgatis Austrinë për Euro 2024. Nëse Bayerni do të më thotë: ne të duam ty… atëherë unë do të pyes veten time: e dua unë diçka të tillë?”, është shprehur Rangnick për “90Minuten”.

Me pak fjalë, Rangnick kërkon të kuptojë projektin e bavarezëve dhe sa shumë influencë dhe ndikim do të ketë ai në klub. Asgjë nuk ka lidhje me pagën, teksa pritet që palët të vazhdojnë bisedimet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments