Rremuje e madhe tek Tirana. Te gjithe lajmet deri pasdreke ishin per nje shkarkim te mundshem te Orges Shehit nga pankina bardheblu dhe nje gje te tille e pranoi ne nje prononcim per mediat vete trajneri.

Por nje fotografi e publikuar ne rrjetet sociale ku shihet Shehi duke u perqafuar dhe buzeqeshur me presidentin e Dinamos Bardhi, ka trazuar ujerat dhe tek Tirana kane reaguar duke deklaruar qe ai nuk eshte shkarkuar. Thjesht ka nje pezullim te tij nderkohe qe kontrata me te do te vazhdoje deri ne fund te majit.

Megjithate vete trajneri permes nje postimi ne rrjetet sociale ka zyrtarizuar largimin e tij. E sigurte eshte qe i pezulluar apo i shkarkuar, ai nuk do t’i drejtoje me bardheblute.

Presidenti Halili ia ka besuar drejtimin e ekipit te pakten per ndeshjen e se shtunes ndaj Vllaznise Julian Ahmatajt, i cili vjen nga familja bardheblu sepse drejton ekipin U19 te tij.