Merkato tashmë është e hapur dhe lëvizjet e para në të gjitha skuadrat e Superiores po ndodhin dalëngadalë. Një nga skuadrat më aktive në këto momente është edhe Vllaznia, ku përveç afrimeve, ka edhe largime. Dhe i rradhës pas Kainas është Dajan Shehi, me mbrojtësin që tashmë ka mbyllur bashkëpunimin me kuqeblutë.
Këtë e konfirmon edhe vetë 26-vjeçari për gazetën, ku thekson se ka pasur bisedime mes tij dhe drejtuesve për kontratën e re. Por kushtet duket se nuk e kanë bindur lojtarin nga Elbasani, që në këtë mënyrë largohet nga Vllaznia. Shehi ka qëndruar për 3 sezone në Shkodër, fillimisht në sezonet 2019-20 dhe 2020-21.
Për tu larguar më pas drejt Partizanit dhe Skënderbeut e ndërsa edhe këtë sezon e mbylli në rradhët e Vllaznisë. Aventura e tij pritet të vijojë në kryeqytet ku duket se Dinamo është më e avantazhuara për të siguruar shërbimet e shtatlartit, por përjashtim nuk bën as Kukësi. Me verilindorët që tashmë duan të riformatojnë skuadrën për sezonin e ri.
Në karrierën e tij me Vllazninë, ish-mbrojtësi edhe i Teutës në vendin tonë arriti të fitonte edhe kupën e republikës në sezonin 2020-21. E po ashtu ishte pjesë e një periudhe të suksesshme të skuadrës shkodrane në sezonet e fundit.
Endri ÇINARI