Ndonese e gjithe vemendja ne opinionin sportiv shqiptar per momentin eshte e perqendruar tek ndeshjet e kombetares kuqezi, serish sportdashesit dhe tifozet e skuadrave mendojne per ndeshjet e “Abissnet Superiore” qe do te rikthehen menjehere pas tyre. Keshtu, Sektori i Garave prane FSHF ka vendosur qe ndeshjet e javes se katert te luhen ne mesjaven e ardhshme.
Vemendja kryesore do te jete e perqendruar kryesisht tek sfida qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Egnatias kampione ne fuqi. Ky takim eshte planifikuar te luhet me 11 shtator ne ora 19:00.
Po me kete date do te luhen edhe dy ndeshje te tjera, ndersa te enjten e dates 12 shtator do te jene dy ndeshjet e fundit te javes se katert qe do ta mbyllin ate, per t’i lene vendin javes se peste qe do te luhet pastaj ne fundjave.
Ja kalendari i ndeshjeve te javes se 4-t:
11 shtator
Byli- Tirana ora 16:00
Vllaznia- Egnatia ora 19:00
Skenderbeu- Teuta ora 19:00
12 shtator
Elbasani- Laçi ora 19:00
Partizani- Dinamo City ora 19:00