Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE KRYER/ Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani largohet nga Torino dhe...

E KRYER/ Arrihet akordi mes klubeve, Kristjan Asllani largohet nga Torino dhe bëhet gati për vizitat mjekësore

E ardhmja e Kristjan Asllanit me shumë gjasa do të jetë në Turqi. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se tashmë është arritur një marrëveshje për transferimin e tij.

Besiktas do të jetë destinacioni i tij i radhës, pasi klubi turk ka arritur marrëveshjen verbale me Interin për huazimin e shqiptarit. Asllani ka dhënë “OK” e tij për këtë transferim, eksa largimi nga Torino tashmë është çështje orësh.

Lideri i Kombëtares shqiptare do të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Stambollit, ku pritet t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të firmosë me turqit.  Ndërkohë gjithashtu Besiktas do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të mesfushorit në fund të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments