10 vite pas transferimit të tij të bujshëm te Barcelona, një tjetër yll i largohet Europës.

Shihej si lojtari i vetëm që mund të rivalizonte në atë epokë të artë të dy lojtarëve më të mëdhenj të historisë së këtij sporti, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, shihej si lojtari i vetëm që mund t’i kthente shkëlqimin dhe Kupën e Botës Brazilit, si një ndër lojtarët favoritë për të fituar shumë Topa të Artë, por Neymar i jep fund aventurës Europiane pa përmbushur asnjë nga këto.

Lojtari i PSG do t’i bashkohet Al Hilal në Arabinë Saudite.

Ylli brazilian, i cili do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare, po kalon sot testet mjekësore dhe pritet të përfundojë transferimin e tij në 48 orët e ardhshme.

Burime pranë PSG-së, të cilët kanë qenë të hapur për të shitur Neymar për tre dritaret e fundit, thonë se klubi do të marrë deri në 86.3 milion £ për një lojtar që i kushtoi atyre një rekord botëror 200 milion £ nga Barcelona në 2017.

Në moshën 31-vjeçare, Neymar nuk konsiderohet një lojtar kyç nga trajneri i ri i PSG-së, Luis Enrique dhe ka qenë i hapur për të shitur sulmuesin në mënyrë që të fokusohet në formimin e një ekipi më të ri dhe më të uritur.

Neymar do të fitojë 129.4 milionë funte në vit në Arabinë Saudite – gjashtë herë më shumë se shuma që kishte në PSG.

Al Hilal gjithashtu ka tentuar të nënshkruajë me Lionel Messin dhe Kylian Mbappe këtë verë.

Megjithatë, Messi zgjodhi të bashkohet me Inter Miami, ndërsa Mbappe do të qëndrojë në PSG.