Real Madrid dhe PSG janë gati për të mbyllur marrëveshjen për transferimin e Kylian Mbappe pas shkëmbimit të email-eve, ofertave dhe fjalëve të ditëve të fundit.
Kjo është ajo që u raportua nga e përditshmja Marca, e cila tani e konsideron kalimin e talentit francez në Spanjë vetëm formalitet. Propozimi i fundit nga Real Madrid shkon në 170 milionë euro, plus 10 bonus.
Kjo ofertë duket se është mirëpritur nga drejtuesit e klubit francez, kështu që zyrtarizimi i transferimit mund të bëhet të premten.
Al Khelaifi, president i klubit francez, pas shortit për fazën e grupeve të Champions League, përsëriti se ishte i mërzitur me sjellen e Real Madrid, por pa mohuar mundësinë e lamtumirës së Mbappe.
Me “OK-in” e dhënë nga lojtari, Real Madrid ka gjithçka që duhet për të mbyllur marrëveshjen. Florentino Pérez ishte shumë i qartë se Mbappe duhet të bëhet pikë referimi për të ardhmen e Real Madrid, atë që sulmuesi po kërkon dhe që nuk mund ta gjejë në klubin francez. Nga Bernabeu ata e dinë që tani PSG, të paktën për një kohë, do të pushojë së qeni një klub miqësor.