Pas blerjeve të bujshme, Reali i Madridit ka nevojë të shesë.
Skuadra spanjolle ka zyrtarizuar 5 afrime të reja në këtë merkato dhe tashmë i duhet të heq dorë nga elementë që nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidane. Një prej tyre është Cristo Gonzalez, me sulmuesin e Real Castilla që nuk ka vend në ekipin A.
Kjo ka ngjallur interesin e skuadrave të rëndësishme në Europë, por “Marca” shkruan se e ardhmja e tij do të jetë në Seria A italiane. Udinese duket se ka arritur akordin me talentin 21 vjeçar, i cili kërkohej gjithashtu nga Leganes, Granada, Espanyol, Real Valladolid dhe Levante.
Siç ndodh shpesh me futbollistët që largohen nga Reali, klubi spanjoll ka ruajtur klauzolën e lojtarit, ku në një të ardhme mund ta kthejë sërish në “Santiago Bernabeu”./newsport/