Gazeta “Shkodra Sport” e lajmeroi pasditen e sotme firmosjen e kontrates me mesfushorin Ardit Krymi dhe nje gje e tille eshte konfirmuar pak minuta me pare edhe nga vete klubi Vllaznia.

27 vjeçari rikthehet ne Shkoder pas nje viti aktivizimi ne Bjellorusi me Shakhtor Soligorsk dhe tashme do te jete pjese e Vllaznise ne dy sezonet e ardhshme. Ja njoftimi i klubit shkodran per kete perforcim te rendesishem ne merkato:

ARDIT KRYMI RIKTHEHET NË SHTËPI

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona.

Mirë se erdhe Ardit!