...
HomeKRYESOREE mbylli me Fulham, Armando Broja zbarkon në ‘Air Albania’ në ndihmë...

E mbylli me Fulham, Armando Broja zbarkon në ‘Air Albania’ në ndihmë të Vllaznisë

Armando Broja ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me Fulham. Sulmuesi do të rikthehet te Chelsea pas huazimit dhe do të vendosë të ardhmen e tij.

Përpara rikthimit në Londër, Broja ndodhet në Shqipëri këto ditë dhe sot ka vendosur të ndjekë finalen e vogël të Superiores mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila luhet në orën 19:00.

Sulmuesi i Kombëtares është i pranishëm në stadiumin Air Albania ku i pyetur për arsyen e vizitës së tij, ai u shpreh: Jam këtu si tifoz i Vllaznisë.

Broja pritet të jetë një temë e nxehtë në merkaton e verës pasi Chelsea kërkon ta shesë dhe ekipet e interesuara janë të shumtë. Gjithësesi, fokusi i bomberit është vetëm Euro 2024 aty ku pritet të jetë pjesë e listës përfundimtare të Sylvinhos, e cila publikohet më 27 maj në orën 16:00./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.