Pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Egnatia, Laçi duhet të përqendrohet te ndeshja e kampionatit me Kukësin në transfertë. Për të mos i komplikuar më shumë llogaritë, kurbinasit duhet të marrin pikë.
Në të kundërt, kërcënimi për rënien nga kategoria do të ishte evidente. Trajneri Armando Cungu debutoi me humbjen 3- 1 në Rrogozhinë, ndërsa të hënën kthehet në stadiumin ku la gjurmë.
Shkodrani ka qenë trajner i Kukësit kur ky ekip u ngjit në elitë dhe në pjesëmarrjen e parë europiane kaloi 3 ture, për t’u eliminuar në turin e katërt nga Trabzanspori.
Cungu do të kërkojë rezultatin e parë pozitiv me Laçin ndaj ish-skuadrës së tij. Por kuptohet qe nuk do ta kete aspak te lehte. Kukesianet jane ende “ne qiell” pas eliminimit te Partizanit nga Kupa dhe do te kerkojne ta shfrytezojne kete moment pozitiv per te rihapur shanset e tyre per qendrimin ne Superlige