Tirana rikthehet në shtëpi për ndeshjen kundër Kastriotit. Ashtu siç ishte përfolur, është klubi bardheblu që bën me dije se takimi ndaj krutanëve do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Përmes një lajmërimi në kanalin zyrtar, 25-herë kampionët e vendit japin lajmin e mrekullueshëm për tifozët kryeqytetas. Në njoftimin për mediet thuhej:
“Ndeshja e radhës | Kategoria “Abissnet Superiore”
Luhet të Dielën, 24/04/2022, ora 16:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja KF Tirana-KS Kastrioti, e vlefshme për javën e 30 (tridhjetë) të kampionatit të kategorisë “Abissnet Superiore”.
Ndeshja do të transmetohet live në Supersport HD”.