Titulli kampion bote në kategoritë WBO, WBA dhe IBF tashmë i takojnë Andy Ruiz Jr. Kjo pasi meksikani ka triumfuar përballë kampionit në fuqi Anthony Joshua në takimin e zhvilluar në Madison Square Garde.
Pas 22 fitoreve rradhazi ka ardhur edhe humbja e parë për Joshuan dhe atë me nokaut.
Ruiz kishte fituar pothuajse çdo raund nga fillimi i ndeshjes, ndërkohë në raundin e shtatë dha një të majtë të fuqishme në drejtim të Joshuas për të realizuar nokautin e dytë, por kaq ishte e mjaftueshme pasi që gjyqtari ndërpreu ndeshjen.
Një befasi e dorës së parë, pasi që Joshua kuotohej me 1,3 nga shtëpitë e basteve, ndërkohë Ruzi me kuotën 13.
Fitorja e Ruiz pamundëson zhvillimin e një meçi të shumëpritur ndërmjet Joshuas dhe Wilder.Tani britaniku do ti kërkojë sërish revansh Ruiz për të tentuar ti rikthejë titujt e kampionit.