Trajneri i Uruguait, Oskar Tabarez është për rekorde sa i përket Botërorit të Rusisë.
Sigurisht që ajo që ka rënë menjëherë në sy gjatë ditës së sotme ishte festa e tij me paterica pas golit të realizuar nga Gimenez ndaj Egjiptit.
Tabarez i cili është në moshën 71-vjeçare, vuan nga një sëmundje e rëndë, por kjo nuk ka bërë që ai të braktisë kombin e tij.
Ai vuan që nga viti 2006 nga sindroma “Guillain-Barre”, një sëmundje që prek sistemin nervor të njeriu dhe shkakton dobësimin e muskujve tek gjymtyrët, duke mos përjashtuar as paralizën.
Megjithatë këto arsye janë të pamjaftueshme, që Tabarez të largohet nga stoli i Uruguait.
Tashmë 71-vjeçari është trajneri me më shumë eksperiencë në një turne të tillë, pasi ka marrë pjesë në 4 Botërore, gjatë 1990, 2010 dhe 2014.
Asnjë trajner tjetër aktual që drejton Kombëtaret në Botërorin e Rusisë, nuk e ka një statistikë të tillë./vipsport/