E pabesueshme ajo që ndodh në Serie C në Itali në ndeshjen Casertana-Vitterbese. Ndeshja e cilia ishte programuar për t’u luajtur në orën 17:30 është anulluar për shkak të shpërthimit të Covid-19 të skuadra vendase.

Casertana nuk pranoi të shtynte ndeshjen dhe zbriti në fushë me vetëm 9 lojtarë, pasi shumica e lojtarëve të tjerë ishin të infektuar me Covid-19, por edhe të dëmtuar.

Një gjë e tillë lejohet me rregullore, por në rast te skuadra vendase do të merrte një karton I kuq, atëherë ndeshja do të ndalej pasi nuk mund të luhet me 8 lojtarë në fushë.

Sfida nuk nisi direkt pasi autoritetet vendase kërkuan që lojtarët e Casertanas të bëjnë tampona të tjera duke parë numrin e lartë të të infektuarëve në këtë skuadër e për këtë arsye sfida është anulluar për disa minuta e më filloi normalisht duke u mbyllur me rezultatin 0-3 në favor të Vitterbeses./newsport/