Bujar Sharra, kampioni i portës bardheblu, trajneri i suksesshëm i të gjitha grupmoshave të Tiranës ( që nga viti 1996), me një kontribut total 50-vjeçar te klubi legjendar i kryeqytetit, është përzënë të martën e 4 janarit nga puna e tij si trajner i moshave për arsye “ekonomike”. TURP!!! TURP I MADH!!!
“Nuk më ka lënë as mendja, as fuqia”, deklaroi sot Bujar Sharra, zemërthyer në Radio Tirana ne emisionin “60 MINUTA NË FUSHËN TIME”.
I bëj thirrje me shumë bonsens presidentit të Tiranës, Refik Halili, ta rishikojë këtë vendim skandaloz të marrë nga njerëzit poshtë tij…
Që me sa duket nuk e njohin siç duhet historinë e Tiranës. Të rinjtë e Tiranës ku ta gjejnë të stërviten nga një personalitet si Bujar Sharra. Të rinjtë nuk e kuptojnë, edhe ata vetë, marrjen e këtij vendimi skandaloz.
Është njësoj sikur Bajerni i Mynihut të shkarkonte te moshat Raimond Aumann”.
ERVIN BAKU