Kur u duk se objektivi u arrit, Vllaznia është përballur me një largim të papritur. Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj ka njoftuar largimin e trajnerit, Neven Plantak. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare në “Facebook”
“NJOFTIM: Në kuadër të riorganizimit për arritjen e objektivave të reja, klubi i basketbollit Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me trajnerin Neven Plantak. Ne e falenderojmë kroatin Plantak për kontributin e dhënë dhe punën e tij profesionale. Njëkohësisht, i urojmë suksese në karrierën e tij. @Klubi i Basketbollit Vllaznia”.
Ndërkohë, mendohet se nga skuadra janë larguar edhe tre basketbollistët e huaj, Howard, Bredford dhe Carter. Kujtojmë që Vllaznia siguroi qëndrimin në elitën e basketbollit vendas vetëm pas ndeshjeve play-off.