HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'E pashë reagimin e Skukës, është me sedër', Mehmeti: Duhet të kuptojë...

‘E pashë reagimin e Skukës, është me sedër’, Mehmeti: Duhet të kuptojë rëndësinë e tij që të shkojë më lart se Partizani

Ditën e sotme janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 34-t të “Abissnet Superiores“. Përballjet janë zhvilluar të gjitha në të njëjtin orar për të siguruar “fair play“-n në këtë fund sezoni.

Partizani dhe Teuta kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë, respektivisht Egnatias dhe Kastriotit. Ndërkohë Kukësi ka mposhtur 2-1 Dinamon, si dhe me të njëjtat shifra ka siguruar tre pikët edhe Laçi ndaj Skënderbeut.

Fitore ka marrë edhe Tirana, e cila pavarësisht se siguroi që javën e shkuar titullin kampion dhe plotësoi objektivin e këtij sezoni, respekton deri në fund garën dhe mposht Vllazninë 3-1. Pas përfundimit të sfidave të sotme, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

“Ishte një ndeshje karakteri. E merituam fitoren. Skuka shpenzoi shumë energji në repartin ofensiv. Është një lojtar që lëviz shumë. Me Skukën e pashë mënyrën se si doli dhe e kuptoj mirë. Është djalë i ri. Është me sedër dhe donte me patjetër të shënonte. Duhet ta kuptojë që është shumë i rëndësishëm për Partizanin, por duhet të punojë më shumë në aspektin difensiv që të shkojë shumë më lart se Partizani“.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments