Këtë fundjavë ka qenë planifikuar të luhet në Shkodër një ndeshje shumë e rëndësishme e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Kamzës.

Ajo në fakt është menduar se do të luhej të shtunën por në fakt, Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që ajo të luhet të premten në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Një sfidë që konsiderohet si supersfidë sepse mund të vendosë shumë gjëra sa i takon të ardhmes së ekipit shkodran sepse në rast se ai nuk e fiton këtë ndeshje, i jep lamtumirën Superligës.

Përballë do të ketë rivalin kryesor të saj, ekipin e Kamzës që ka dy pikë më shumë në renditje dhe prandaj ndaj tij duhet fituar me çdo kusht.

Vllaznia u ka bërë thirrje tifozëve të vet për ta përkrahun në këtë sfidë shumë të rëndësishme por njëkohësisht edhe të vështirë sepse vetëm me ta përkrah, mund t’ia dalin.
© shkodrasport.com