U tha se do të ishte prezent në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” për të ndjekur ndeshjen Vllaznia- Tirana, madje drejtuesit kuqeblu i kishin rezervuar edhe vendin e posaçëm në të, por kanë pritur më kot.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka megjithatë i ka lënë kot të presin të gjithë, ndonëse edhe vetë në këtë institucion e dinin që presidenti ishte nisur për në Shkodër.
Dikush mendon më mirë që nuk ishte prezent, sepse në rast të kundërt do të ishte arritur ajo fitore ashtu siç erdhi ndaj Tiranës.
Megjithatë Duka e ka shprehur gjithmonë kur është pyetur se është tifoz dhe simpatizant i Vllaznisë. Por thjesht tifoz sepse asnjëherë nuk ka bërë më shumë sesa kaq.
Jo më kot edhe mungesa e tij dje në stadium, nuk është se u ndie, për më tepër pas atyre emocioneve që përjetuar gjithë shkodranët nga ajo fitore rrënqethëse e Vllaznisë./SHKODRA-SPORT.COM/