Premier League po zhvillon në këto momente minutat e para të Watford – Chelsea. Vetëm 10 minuta është luajtur sfida e javës së 14 në Premier League, me një tifoz që ka pësuar atak në zemër në stadium, sipas medieve në ishull.
Të gjithë janë shokuar duke kërkuar ndihmën mjekësore, teksa edhe stafet mjekësore të skuadrave janë përfshirë në ndihmën ndaj tifozit, me ndeshjen që ishte duke u luajtur.
Duke parë këtë situatë, arbitri David Cotte I ka dërguar lojtarët në dhomat e zhveshjes, me sfidën që ende nuk ka nisur edhe pse kanë kaluar 15 minuta nga ndërprerja.
Nuk ka një vendim nëse sfida do riluhet apo sesi është gjendja e tifozit. Kamerat me të drejtë nuk janë fokusuar te ndodhia në shkallët e stadiumit.
Zyrtarisht delegatët e ndeshjes kanë njoftuar se ndeshja vijon e ndërprerë për një emergjencë mjekësore./newsport/