Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'E rëndësishme është që u kualifikuam', Brdariç: Ndaj Teutës do jetë një...

‘E rëndësishme është që u kualifikuam’, Brdariç: Ndaj Teutës do jetë një lojë tjetër

Vllaznia fitoi 1-0 në shtëpi përballë Flamurtarit dhe siguron biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Për mikrofonat e “Super Sport”, trajneri Tomas Brdariç pranoi se ekipi i tij pati fat në këtë sfidë.

“E rëndësishme është që u kualifikuam dhe nuk duhet të shikojmë shumë gabimet. Ndoshta kishim pak fat, por ndoshta fati është i nevojshëm ndonjëherë.Duhet të jemi të kujdesshëm për analizimin e lojtarëve.”

“Gjendja e fushës tonë nuk ishte më e mira e mundshme. Do të fokusohemi tek ndeshja e radhës dhe më pas do të analizojmë dhe ndeshjen e sotme kur të jemi më të qetë.”

Ndeshja ndaj Teutës

“Përpara përballjes me Laçin kemi pasur një përmirësim të madh dhe atë ndeshje e dominuam pavarësisht se nuk e fituam. Ndeshja me Teutën do të jetë ndryshe sepse kemi tifozët pranë, Duhet të jemi të bashkuar dhe besoj se do dalim mirë.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments